E Diel, 1 Nëntor 2026

AAK protestë para Kuvendit: Albin Kurti është përgjegjës për bllokimin e institucioneve

“Regjim parti, regjim shtet”, me këto thirrje e ka shoqëruar Aleanca per Ardhmërinë e Kosovës aksionin simbolik para Kuvendit.

Para hyrjes së institucionit ligjvënës ata kanë vendosur fotografi me deputetët e Vetëvendosjes në të cilat shkruhej: “Free nga regjimi Kurti-Dejona”.

Deputeti i Aleancës, Burim Ramadani ka akuzuar deputetët e Vetëvendosjes janë të nënshtruar ndaj liderit të tyre, Albin Kurti

“A keni dëgjuar ndonjëherë ndonjë deputet ose deputete të Vetëvendosjes që e flet mendimin e tyre? Përgjigja është jo, sepse partia e tyre udhëhiqet me grusht të hekurt, pra është jodemokratike dhe ky nuk është problem veç i kufizuar veç në Vetëvendosje. Problemi këtu është se i njëjti model po tentohet në mënyrë të egër të vendoset në të gjitha institucionet e Kosovës, përkatësisht ky model me grusht të hekurt po tentohet të vendoset në shtetin e Kosovës”, tha Burim Ramadani, deputet i AAK

Më herët PDK-ja dhe Aleanca kanë paralajmëruar se aksioni do të vijojë deri në konstituimin e Kuvendit.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›