E Diel, 1 Nëntor 2026

AGJENDA NDËRKOMBËTARE 20.4.2026

PARIS (Francë) – Elon Musk thirret nga autoritetet franceze si pjesë e një hetimi mbi abuzimet e dyshuara të rrjetit social X.

MANILA (Filipine) – Fillimi i manovrave ushtarake vjetore “Balikatan” midis Shteteve të Bashkuara dhe Filipineve.

LONDËR (Mbretëria e Bashkuar) – Konferencë për shtyp mbi raportin vjetor të ”Amnesty International”.

ATHINË (Greqi) – Parlamenti vendos të heqë imunitetin parlamentar të 11 deputetëve të akuzuar për mashtrim me subvencionet bujqësore të BE-së.

GDANSK (Poloni) – Takim midis presidentit francez, Emmanuel Macron dhe kryeministrit polak, Donald Tusk.

BANJA LUKA (Bosnje dhe Hercegovinë) – Vizitë e një delegacion nga Ministria e Punëve të Jashtme ruse në entitetin Republika Srpska të Bosnjës.

DIAMNIADIO (Senegal) – Forumi X Ndërkombëtar i Dakarit për Paqen dhe Sigurinë./ a.jor.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›