E Diel, 1 Nëntor 2026

A/H1N1 Berisha: Kemi mijëra doze tamiflu, s'ka vend për alarm

Kryeministri Sali Berisha në një konferencë për virusin A/H1N1 në Shqipëri deklaroi se vendi ynë disponon mijëra doza tamifluje kundër këtij virusi. "Qeveria është e gatshme që të shtojë dozën e tamiflusë që duhet për të luftuar këtë formë gripi", tha ai. Sipas tij, nuk ka asnjë arsye për të dramatizuar situatën. Kreu i qeverisë tha se në momentin e parë që do të dalë vaksina kundër A/H1N1 do të blihet e gjithë sasia e nevojshme. Më tej, Berisha tha se gripi i derrave po përhapet me shumë shpejtësi dhe se ai po e ndjen me intensitet problemin e pandemisë.
Duke folur për deklaratën e djeshme të ministrit të Jashtëm italian,Franco Frattini se miratimi i kërkesës së Shqipërisë për statusin e kandidatit në BE do realizohet brenda kësaj vere, Berisha tha "Procesi i integrimit të Shqipërisë është i garantuar, por nuk mund të flas për kohën pasi kjo varet nga 27 vendet e BE-së".

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›