E Shtunë, 31 Tetor 2026

A/H1N1, shënohet një rast tjetër i dyshuar

ISHP raporton për një rast të ri të dyshuar me grip derrash. Mostra e konfirmuar me tipin A të virusit, është dërguar në Rumani për të vërtetuar nëse është apo jo bartëse e H1N1-shit. Sipas Dritan Ulqinakut, specialist i këtij instituti, me këtë rast mbërrin në 5 numri i të dyshuarve me grip.
Ulqinaku thotë se për momentin nuk ka rritje të numrit të mostrave, por në shtator situata pritet të ndryshojë.
Shqipëria ka konfirmuar zyrtarisht 16 raste me grip derrash. Deri më tani pacientët janë shëruar të gjithë dhe fatmirësisht vendi nuk ka shënuar asnjë vdekje nga virusi i rrezikshëm i këtij gripi.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›