A/H1N1/Gjermania ndihmë për vaksinën

Qeveria gjermane do të ndihmojë Shqipërinë në sigurimin e vaksinës së gripit të derrave. Gjatë nënshkrimit të një marrëveshjeje në ministrinë e Shëndeëtsisë, Sekretarja Parlamentare e Shtetit në Ministrinë Federale të Shëndetësisë së Gjermanisë, Marion Caspers Merk, i ka dhënë garancinë ndër të tjera ministres Anila Godo, se do të ndihmojë në blerjen e kësaj vaksine.
Me marrëveshjen e nënshkruar, pala shqiptare dhe ajo gjermane shprehin angazhimin për intensifikimin e kontakteve dhe gatishmërinë për të bashkëpunuar në fushën e kujdesit shëndetësor, Menaxhimin e spitaleve, Trajnimin e personelit shëndetësor, financimin shëndetësor si dhe reformimin e sektorit farmaceutik.
Kjo marrëveshje parashikon gjithashtu shkëmbimin e specialistëve, Ndarjen e informacionit shëndetësor, shkëmbimin e përvojave në fushën e sektorit të shëndetit publik, zbatimin e përbashkët të projekteve të cilat trajtojnë çështjet me interes të përbashkët, etj. Ky akt nismon më një bashkëpunim konkret mes një spitali në Mynih dhe QSUT.