AI thirrje Serbisë dhe Kosovës të zbardhin fatin e të zhdukurve
Organizata
Amnesty International thotë se 10 vjet pas përfundimit të luftës në
Kosovës, personat përgjegjës për zhdukjen e rrëmbimin e shqiptarëve dhe
serbëve ende nuk janë përballur me drejtësinë.
Organizata
përsëriti thirrjen për marrjen e masave urgjente për zgjidhjen e
çështjeve të krimeve të luftës dhe mosndëshkimin e shkeljeve të të
drejtave të njeriut.
Amnesty International u bën thirrje autoriteteve në të dy vendet, përfshirë edhe EULEX-it, që të bashkëpunojnë në zbardhjen e rasteve në mënyrë që të informohen të afërmit rreth fatit të tyre dhe të nxirren fajtorët para drejtësisë.
Më shumë se 3 mijë
shqiptarëve nuk u dihet fati që nga lufta. Edhe rreth 800 serbëve, romë
dhe pjesëtarë të pakicave të tjera nuk u dihet fati. //iç//