AK 100-vjetori per perdoret per qellime politike

Aleanca Kuqezi, në një deklaratë për 100-vjetorin e Pavarësisë shprehet
se Ministria e Kulturës dhe qeveria po përpiqen që ta përdorin këtë
përvjetor për qëllime politike.
"Qeveria nuk vlerëson krijuesit shqiptarë brenda dhe jashtë kufijve shtetërorë. Nuk ka asnjë proces transparent
në zërat e shpenzimeve buxhetore për këtë vit jubilar", thuhet në deklaratë.
Më tej Aleanca shpreh indinjatën për përjashtimin, që ajo e quan selektiv, të disa personaliteteve në festime.
"Denoncojmë ndërhyrjen brutale në histori për interesa personale e politike. Ky vit jubilar do të shënojë
edhe fundin e Sali Berishës. Nuk do lejojmë Kryeministrin që 28 Nëntorin e këtij viti ta kthejë në festë të PD-së", thuhet në deklaratë.