AK Asnje deputet te mos jete minister

Aleanca Kuq e Zi ka paraqitur të shtunën një paketë ndryshimesh dhe
kriteresh ligjore për të vendosur një standard të ri në parlamentin e
ardhshëm dhe qeverisjen e re të qershorit.
Propozimet u bënë të ditura gjatë aktivit të Aleancës Kuq e Zi me njësinë 2 të kryeqytetit në të cilën kreu i AK-së Kreshnik Spahiu deklaroi se: “pas 23 vitesh kjo elitë mafioze politikanësh ka dështuar sepse nuk ka asnjë vend në botë që tranzicioni të zgjasë çerek shekulli. Kjo klasë politike ka dështuar sepse ende kopjon sistemin e qeverisjes parti-shtet.
Ne jemi populli më pro amerikan në Europë, por ne kemi qeverisjen më anti-amerikane në kontinent, sepse në mënyrë kategorike kundërshtojnë çdo standard amerikan. Qeveritë socialiste dhe demokrate në këto 23 vite kanë refuzuar çdo parim të ndarjes së pushtetit. Asnjë nuk vepron dhe mendon si demokracia amerikane sepse duan çdo pushtet për vete”. Spahiu ka paraqitur pesë pika mbi të cilat duhet të ndërtohet një kompromis, i cilësuar si historik në Kuvendin e ri të Shqipërisë.
“1. Kuvendi si pushteti legjislativë të jetë i ndarë nga qeveria (ekzekutivi) dhe të kontrollojë atë dhe jo të ndodh e kundërta që qeveria të kontrolloj parlamentin.
2. Asnjë deputet të mos jetë ministër dhe pjesë e qeverisë.
3. Kryeministri të mos jetë pjesë e parlamentit dhe kryetar partie që të mos kontrolloj politikisht si qeverinë ashtu dhe Kuvendin.
4. Deputetët, ministrat dhe kandidati për kryeministër të mos kenë qenë në këto funksione më shumë se dy herë.
5. Deputetët, ministrat dhe Kryeministri të mos mandatohen nëse kanë hequr dorë nga kombësia dhe shtetësia shqiptarë për të marr një të huaj”, ka propozuar Spahiu.
Gazeta "Shqip"