AK Berisha fsheh krizen ekonomike

Aleanca Kuqezi ka akuzuar paraditen e së hënës kryeministrin Sali Berisha për gjendjen e rëndë ekonomike në të cilën ndodhet populli shqiptar.
Në një deklaratë për shtyp, përfaqësuesi i AK, Myslym Pashai deklaroi se kryeministri mundohet të fshehë varfërinë me deklarata absurde, që e bëjnë Shqipërinë një vend me mirëqënie.
“Berisha mohon situatën e rëndë ekonomike në një kohë kur borxhi publik ndodhet në skajin më të lartë, kur jemi vendi më i korruptuar dhe kemi një qeveri skandaloze”, deklaroi Pashai.
Përfaqësuesi i grupimit kuqezi denoncoi gjithashtu edhe praninë e një sërë fenomeneve në Berisha mohon situatën e rëndë ekonomike në një kohë kur borxhi publik ndodhet në skajin më të lartë, kur jemi vendi më i korruptuar dhe kemi një qeveri skandaloze
Myslym Pashai
Aleanca Kuqezi vend, që sipas tij rrënojnë çdo ditë e më shumë shoqërinë shqiptare.
“Skamja dhe varfëria janë në rritje, ndërsa bizneset të kërcënuara. Fshati po zhduket, gjakmarrja përgjak dhe fëmijët po jetojnë në kulla. Duhet një model i ri për të zgjuar votën e lirë tek qytetarët”, shtoi Pashai.
Deklaratat e tij i referoheshin takimit të fundvitit që kryeministri zhvilloi me anëtarët e kabinetit të tij, të cilin ia kushtoi plotësisht ekonomisë së vendit, që në kohën e krizës së rëndë europiane dhe botërore, sipas kryeministrit, nuk ra në reçension por pati rritje pozitive e të qëndrueshme ekonomike.
Kryeministri u fokusua në raportin e grupit të Bostonit, që duke analizuar 51 tregues të zhvillimit për 140 vende të botës, vlerësonte se sa pasuritë kombëtare dhe rritja ekonomike kanë ndikuar në mirëqënien e qytetarëve dhe zhvillimit të qëndrueshëm të një vendi.