E Shtunë, 31 Tetor 2026

AK Gruevski pergjegjes per dhunen ne Maqedoni

Nëpërmjet një deklarate për shtyp, Aleanca Kuqezi dënoi ashpër dhunën ndëretnike të ndodhur së fundmi në Shkup dhe reagimin e konsideruar të “vakët” të autoriteteve shqiptare.

”Në Maqedoni janë rritur tensionet midis shqiptarëve dhe maqedonase. Emërimi i ministrit të Brendshëm nisi valën e dhunës anti-shqiptare. Qeveria e Gruevskit është ajo që po inkurajon këtë urrejtje ndëretnike”, shkruhej në deklaratë.

Ndërsa i bëhej thirrje faktorit politik ne Maqedoni që të luante një rol konstruktiv për këtë çështje, “AK” kërkoi që “Qeveria e Shqipërisë mos të mjaftohet duket dënuar këtë akt në “Facebook” dhe “Twitter”, por të bëjë hapa konkretë për mbrojtjen e shqiptarëve kudo që të jenë”.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›