E Shtunë, 31 Tetor 2026

AK Nuk ka carje brenda partise

Kreu i Aleancës Kuq e Zi, Kreshnik Spahiu, zhvilloi paraditen e së enjtes një takim me strukturat në qytetin e Fierit. Lideri i AK-së ishte i shoqëruar nga Sekretari i Përgjithshëm Myslim Pashaj dhe Sekretari për Çështjet ndërkombëtare, Lisen Bashkurti.

Nga qyteti i Fierit, tre drejtuesit e Aleancës KuqeZi mohuan zërat për çarje brenda partisë, të cilat i cilësuan si të shpërndara në media me qëllim çoroditjen e simpatizantëve dhe mbështetësve të kuqezinjve. “Vendimi për të hyrë të vetëm në zgjedhje ishte unanim”,- thanë drejtuesit e AK-së, duke hedhur poshtë zërat dezinformues për mosmarrëveshje mes tyre. Pashaj dhe Bashkurti deklaruar se nuk e kanë vënë në dyshim për asnjë moment përkrahjen dhe mbështetjen ndaj AK dhe kreut Zgjedhjet 2013Regjistrohen koalicionet në KQZ Spahiu: AK, e vetme në zgjedhje Arvizu: KQZ, jo një farsë! të saj Kreshnik Spahiu në përpjekjet e kuqezinjve për rrëzimin e regjimit Berishian dhe realizimin e kauzës për bashkim kombëtar. Ndërkaq Spahiu deklaroi se AK është alternativa e vetme jashtë Partisë Demokratike dhe asaj Socialiste. “AK do të fitojë në zgjedhjet e 23 qershorit dhe se AK premton se do t'i japë Shqipërisë dhe shqiptarëve qeverisjen Kuqezi”, deklaroi Spahiu. Duke reaguar ndaj zërave “kritikë” pas vendimit për të garuar të vetëm në zgjedhjet e 23 qershorit, lideri i AK-së theksoi se kuqezinjtë nuk vihen në rreshtin e të tjerëve dhe se AK nuk tradhton kauzën kombëtare për karrige pushteti.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›