AK Populli bashkim per rrezimin e Berishes

Aleanca Kuqezi, një ditë para protestës që ka paralajmëruar në Tiranë,
bëri edhe njëherë thirrje që shqiptarët të mblidhen në kryeqytet për të
rrëzuar Sali Berishën.
Kreu i kesaj partie Kreshnik Spahiu bëri të ditur edhe itinerarin e kësaj proteste, që sipas tij do të jetë një mesazh i fortë që populli do t'i japë Sali Berishës.
"Të dielën në sheshin "Skëndërbej" mijëra shqiptarë, pa dallim bindjeje, krahine, ideje do të nisin një marshim për çlirimin e Shqipërisë nga pushtuesi i fundit i shqiptarizimit dhe patriotizmit. Ne i kemi bërë thirrje shqiptarëve se të dielën kemi dy kërkesa: Dorëheqjen e Berishës dhe dorëzimin e tij para drejtësisë dhe thirrjen PS dhe opozitës shqiptare të tërhiqen dhe të bojkotojnë Kuvendin e Gangsterrëve. Ne jemi të vendosur që shqiptarëve të mos u japim as 21 janar, as mars 97-98 as 2 prill, por jemi të vendosur, që mijëra shqiptarë të dielën të mbajnë në duar flamurin kuqezi. I kemi marrë të gjitha masat për të evituar çdolloj provokimi dhe i bëjmë të gjithë punonjësve të policisë dhe Gardës se të dielën nuk kanë kë të mbrojnë dhe nuk kanë nga kush të mbrohen. Lideri i kuqezinjve Kreshnik Spahiu do të jetë në krye të manifestimit, unë do të jem i pari atje në Bulevardin "Dëshmorët e Kombit", i pari në dyert e Kryeministrisë dhe kjo është garancia më e madhe që mund të japësh për mbështetësit dhe për kauzën", tha Spahiu.