E Shtunë, 31 Tetor 2026

AK Rimekembim mireqenien e shqiptareve

Aleanca Kuqezi zhvilloi një tubim në qytetin e Patosit, gjatë të cilit kryetari i kësaj force politike, Kreshnik Spahiu, iu rikthye akuzave të ashpra ndaj kryeministrit Berisha dhe mazhorancës në pushtet.

”Shtetasi Berisha ka privatizuar Shqipërinë dhe të gjithë pronat shtetërore e publike”, pretendoi zoti Spahiu.

Sipas tij, pas zgjedhjeve të 23 qershorit kjo situatë do të ndryshojë dhe grabitja e pasurive të shqiptarëve do të përfundojë.

”Ne do të rimëkëmbim mirëqënien e shqiptarëve. Ne do të rrëzojmë Berishën në pranverën kuqezi”, theksoi Spahiu.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›