E Shtunë, 31 Tetor 2026

AK Te shporrim garden e vjeter

Drejtuesi i Aleancës Kuqezi, Kreshnik Spahiu ka zhvilluar pasditen e së mërkurës një takim me strukturat rinore të këtij subjekti politik në Tiranë.

Në fjalën e tij para të rinjve Spahiu është shprehur i bindur për fitoren e AK në zgjedhje dhe largimin e atyre që i ka quajtur “garda e vjetër”.

“Kuqezinjtë do largojnë gardistët e vjetër. Vetëm vota e të rinjve do të ndryshojë Shqipërinë. Të rinjte kuqezi do ta çojnë vendin drejt BE-së”, ka deklaruar Spahiu.

Spahiu ka akuzuar gjithashtu qeverinë për rritjen e borxhit, që sipas tij do të rëndojë mbi kurrizin e të rinjve, si dhe i ka quajtur mashtrime premtimet e PS për punësimin nëse vjen në pushtet.

“Qeveria po rrit borxhin që ta paguajnë të rrinjtë. Po ashtu, po rrit moshën e pensionit. Nuk ka vende të reja pune për të rinjtë me PD dhe PS. Me këto parti 1 milion të rinj janë të papunë”, ka shtuar Spahiu.

Pak ditë më parë Spahiu zhvilloi një tubim në qytetin e Patosit, ku iu rikthye akuzave të ashpra ndaj kryeministrit dhe mazhorancës në pushtet. ”Shtetasi Berisha ka privatizuar Shqipërinë dhe të gjithë pronat shtetërore”, pretendoi zoti Spahiu.

Ai premtoi se pas zgjedhjeve të 23 qershorit kjo situatë do të ndryshojë dhe grabitja e pasurive të shqiptarëve do të përfundojë. ”Ne do të rimëkëmbim mirëqënien e shqiptarëve. Ne do të rrëzojmë Berishën në pranverën kuqezi”, tha Spahiu.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›