E Shtunë, 31 Tetor 2026

AK kunder Berishes Historia nuk mund te zhbehet

TIRANE- Aleanca Kuq e Zi deklarohet kunder kryeminstrit per ngritjen e nje monumenti te ri per 100 vjetorin e pavaresise.

Nepermjet nje deklarate per shtyp AK thote se levizja do te mbroje me cdo menyre monumentin ekzistues ne Vlore pasi historia nuk mund te zhbehet.

Historia behet vetem nje here edhe pse shkruhet 100 here ajo nuk mund te zhbehet. Jemi kunder nje monumenti te ri te pavaresise dhe do mbrojme me cdo menyre simbolin e pavaresise ne Vlore i cili qendron aty prej 40 vitesh- thuhet ne njoftimin per shtyp.

Duke e cilesuar si marrezi nismen kritikon dhe Partine Socialiste per mos reagimin e saj. Ndjejme keqardhje per heshtjen e opozites shprehen drejtuesit e AK-se.

I vetmi deputet qe ka reaguar nga PS-ja eshte ai i Vlores Eltar Deda i cili e ka cilesuar si provokim te rrezikshem idene e kryeministrit.
shqiptarja.com

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›