E Shtunë, 31 Tetor 2026

AK në Fier: Me 28 nëntor, të gjithë në kufirin Shqipëri-Shqipëri

8 ditë nga nisja e fushatës për 100 vjetorin e pavarësisë në Pejë të Kosovës, ndalesa e radhës e Aleancës Kuq e Zi këtë të dielë ka qenë në qytetin e Fierit.
 

Mbështetës dhe simpatizantë të AK nën moton "Një flamur në çdo dritare"kanë tubuar në qendër të qytetit të Fierit, ndërsa kreu i AK Kreshnik Spahiu ka ftuar qytetarët fierakë të jenë prezentë më 28 nëntor në kufirin Shqipëri-Shqipëri.
 

“Më 28 nëntor të gjithë drejt kufirit të Morinës, çdo qytet etnik shqiptar do vishet Kuq e Zi” është shprehur Spahiu.
 

Aleanca Kuq e Zi në fushatën e saj për 100 vjetorin e pavarësisë parashikon shpërndarjen e mbi 10 mln flamujve në të gjithë qytetet shqiptare, e cila do të finalizohet më pas më 28 nëntor në një tubim në kufirin e Morinës me pjesmarje të shqiptarëve nga të dyja anët e kufirit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›