AK programi per ish-te perndjekurit

Kreu i Aleancës Kuqezi, Kreshnik Spahiu, në një takim me ish-të përndjekurit ditën e dielë shpalli programin e partisë së tij për këtë shtresë, e cila sipas Spahiut, është nëpërkëmbur dhe lënë krejtësisht në harresë nga qeveria Berisha.
I shoqëruar nga familjarët e Lirak Bejkos dhe Shpëtim Karamuçës, dy grevistëve të urisë që ndërruan jetë i pari i vetëdjegur dhe i dyti pas një sëmundje të rëndë, Spahiu theksoi se në programin e “AK”-së përfshihet integrimi i ish-të përndjekurve e ish-të burgosurve në administratë dhe dëmshpërblimi i tyre i plotë për vitet e burgut.
Spahiu cilësoi se “nëpërmjet kontributit të ish-të përndjekurve, do të përmbyset gardiani Berisha” dhe do t’i hapet rruga krijimit të një qeverie që do të mendojë me të vërtetë për shqiptarët.
Në takimin e tij me ish-të përndjekurit, Spahiu përsëriti besimin se Aleanca Kuqezi mund të dalë fituese në zgjedhjet e 23 qershorit, pasi ajo do të jetë “aleanca e vërtetë dhe e vetme e shqiptarëve kundër koalicionit të tradhëtarëve”.