E Shtunë, 31 Tetor 2026

AK reagon per Muzeun e Pavaresise

Në një protestë të organizuar këtë të dielë përpara godinës ku u mblodh dhe u formua qeveria e Ismail Qemalit, dhjetra përfaqësues të Aleancës Kuqezi, kanë shprehur shqetësimin lidhur me mbylljen e godinës në vitin jubilar të 100 vjetorit të Pavarësisë.

Sipas Sekretarit për Kulturën dhe Artin i Aleancës Kuqezi, Mystehak Xhemali, ky është një tjetër skandal i qeverisë në kuadër të organizimeve festive për 100 vjetorin.

Muzeu i Pavarësisë është mbyllur prej rreth një muaji pasi sipas drejtuesve të kulturës është duke u rikonstruktuar.

Kjo protestë vjen dy ditë pasi kreu i Aleancës Kuqezi, Kreshnik Spahiu gjatë një tryeze me artistë dhe intelektualë në kuadër të fushatës “Fytyrat e Krimit” akuzoi drejtpërdrejt Ministrin e Përvjetori i PavarësisëNuk ka vend për koleksionistëtBarcelona në Vlorë për 100-vjetorin?“Shqip”, 100 vjet shtet shqiptar Kulturës, Aldo Bumci për shkatërrimin e veprave dhe monumenteve të kulturës.

Zoti Spahiu publikoi dosjen me shkeljet që sipas tij ka kryer ministri Bumci gjatë qendrimit të tij në këtë post, ndërsa tha se për këto ministri duhet të dënohet me 8 vite burg.  
Përvjetori i Pavarësisë
Nuk ka vend për koleksionistët
Barcelona në Vlorë për 100-vjetorin?
“Shqip”, 100 vjet shtet shqiptar

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›