E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

AKBN monitoron impiantet hidroenergjetike në qarqet Korçë, Elbasan dhe Berat

TIRANË, 10 dhjetor/ATSH/ Puna e Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore për monitorimin e impianteve hidroenergjetike në fazë prodhimi të energjisë, vazhdon në qarqet Korçë, Elbasan dhe Berat, pavarësisht kushteve atmosferike.

AKBN bën me dije se, gjithashtu ka vijuar edhe shpërndarja e certifikatave vjetore të monitorimit në bashkëpunim me prodhuesit e energjisë së pastër nga hidrocentralet.

Gjatë këtij procesi janë vlerësuar kushtet fizike të strukturave dhe janë dhënë rekomandimet e duhura për përmirësimin e tyre atje ku është vlerësuar e nevojshme.

1 nga 8

/a.f/

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›