AKPA: 525 persona me aftësi të kufizuar u aftësuan dhe u punësuan në 2024

TIRANË, 21 janar/ATSH/ Agjencia Kombëtare e Punësimit dhe Aftësive (AKPA) bën të ditur se 525 persona me aftësi të kufizuar janë aftësuar dhe punësuar përgjatë vitit 2024 nga Zyrat e Punës në të gjithë vendin
Sipas AKPA-së, aftësia e kufizuar nuk është pengesë në Tregun e Punës.
Qeveria po zbaton një sërë politikash sociale që mbështesin individët me aftësi të kufizuara, të tilla se shërbimet e integruara sociale dhe rehabilituese, programet e aftësimit dhe formimit profesional për punësim, duke synuar integrimin e tyre të plotë në jetën sociale dhe shoqërore.
Përgjatë vitit 2024, gjithsej 3500 persona me aftësi të kufizuar kanë marrë shërbime punësimi.
“Përmes shërbimeve tona kujdesemi të plotësojmë kërkesat për integrim sa më të shpejtë e cilësor në punësim dhe aftësim profesional”, bën të ditur AKPA.

/a.f/r.e/