AKU thellon kontrollet për sigurinë ushqimore, thirrje bizneseve për respektimin e standarteve

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit po forcon kontrollet për të garantuar sigurinë ushqimore dhe mbrojtjen e konsumatorit.
Në një intervistë për RTSH drejtoresha e këtij institucioni, Jeta Deda thotë se përveç monitorimit të fermave të qumështit janë hetuar dhe verifikuar 25 subjekte importuese të qumështit pluhur dhe 40 subjekte përpunuese për qumështin pluhur dhe yndyrat bimore.
Ndërkohë Autoriteti Kombëtar i Ushqimit vijon punën edhe në promovimin e produkteve vendase.
Në lidhje me avancimin e standarteve dhe cilësisë, AKU u bën thirrje operatorëve të bizneseve të respektojnë standartet e kërkuara.
Fushatat informuese dhe ndërgjegjëse të AKU janë shtrirë edhe nëpër shkolla me qëllim informimin e nxënësve për ushqime të shëndetshme.
Gazetare: Sonila Mlloja
/RTSH/