AKZ Ngjarjet ne Maqedoni provokim etnik

Aleanca Kuq e Zi reagon për dhunën e ushtruar ndaj 15 nxënësve shqiptarë
në Maqedoni, duke i bërë apel komunitetit ndërkombëtar, që të ndërhyjë
për të ndalur akte të tilla ndaj shqiptarëve atje.
"Duhet të arrestohen grupet terroriste maqedonase", thuhet në reagimin e Aleancës Kuq e Zi, duke i konsideruar ngjarjet si provokim etnik dhe duke kërkuar prej partive politike që të solidarizohen me situatën.
Rrihen barbarisht 15 nxënës shqiptarë
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e së mërkurës në kryeqytetin e Maqedonisë, Shkup, ku janë rrahur barbarisht 15 nxënës shqiptarë.
Ngjarja ndodhi në autobusin që transportonte nxënësit e fshatit Çiflik, ku në automjet hynë 20 persona të maskuar, të cilët kanë qenë autorët rrahjes së fëmijëve.
Kjo ngjarje vjen fill pas një tjetër episodi me karakter etnik në vendin fqinj, ku vetëm pak ditë më parë mbetën të vrarë dy shqiptarë të cilët u qëlluan nga policia maqedonase në qytetin e Gostivarit. Ngjarje kjo që shkaktoi reagimin e popullatës shqiptare.
Reagon “Zgjohu”: Të dënohen autorët
Menjëherë pas ngjarjes së rëndë në Maqedoni, ku u rrahën barbarisht 15 fëmijë shqiptarë nga persona të maskuar, ka reaguar lëvizja qytetare “Zgjohu”.
“Jemi të trishtuar nga incidenti ku 15 nxënës shqiptarë u rrahën brutalisht. Solidarizohemi me familjet e fëmijëve dhe kërkojmë zbardhjen e ngjarjes sa më shpejt. Të dënohen kriminelët që sulmojnë nxënës të pafajshëm dhe të pambrojtur”, thuhet në reagimin e lëvizjes, ndërsa theksohet se “Ngjarja ndodh pikërisht në ditën kur shqiptarët festuan 125 vjetorin e shkollës së parë shqipe”.