AKZM takim në Durrës: Me rëndësi rishikimi i elementëve tekniko-formalë të VKM-ve për zonat e mbrojtura

TIRANË, 13 janar /ATSH/ Komiteti i Menaxhimit të Zonave të Mbrojtura të qarkut Durrës zhvilloi sot një takim në mjediset e prefekturës, duke shënjuar njëkohësisht edhe mbledhjen e parë për vitin 2025.
Në takim ishin të pranishëm prefekti i qarkut Durrës, Emiljan Jani, drejtoresha e përgjithshme e AKZM-së, Daniel Pirushi, përfaqësues të institucioneve vendore dhe lokale, si dhe ekspertë të Fakultetit të Shkencave të Natyrës.
Diskutimet u fokusuan në rëndësinë e rishikimit të elementeve tekniko-formalë të VKM-ve për shpalljen e zonave të mbrojtura, në përputhje me Ligjin Nr. 21/2024, si dhe në punën e bërë nga administrata gjatë vitit 2024.
Në përfundim të këtij takimi, u theksua nevoja për një bashkëpunim më të ngushtë ndërinstitucional, për të siguruar menaxhim efektiv dhe të qëndrueshëm të zonave të mbrojtura në qarkun Durrës.
Nga takimi i Komitetit të Menaxhimit të Zonave të Mbrojtura të qarkut Durrës 1 nga 5/a.f/r.e/