E Shtunë, 31 Tetor 2026

AMA ne krize mbetet me 3 anetare

Kryetarja e Autoritetit të Mediave Audivizive, Endira Bushati bëri publike hapjen e procedurave për licensimin e rrjeteve numerike, duke deklaruar se këtë e bën në zbatim të ligjit të ri të medias.

”AMA njofton sot publikisht çeljen e procedurës për dhënien e 3 licensave private kombëtare për transmetimin audioviziv numerik”, deklaroi zonja Bushati. Ky njoftim rrëzon pretendimin e zonjës Bushati se Autoriteti i Medias Audiovizive, që tashme ka në detyrë vetëm katër anëtarë për shkak se tre të tjerë prej kohesh iu ka përfunduar mandati, ka bërë vetëm miratimin e rregullores për licensimin e rrjeteve numerike. Ndërsa deklarohet e vetëdijshme se vendimi për hapjen e procedurave të licensimit shënon një moment kulmor per zhvillimin e medias ne vend, po aq e vetedijshme zonja Bushati tregohet per mungesen e  shumices se cilesuar ne AMA, qe ligji kerkon per hapjen e procedurave te lincensimit, por kjo nuk e ka penguar qe ne kushte te tilla te hape kete procedure. ”Me shkresën numër 781, 3 prill 2013, KKRT, pasi atëherë akoma s’quhej AMA, ka njoftuar Kuvenduin mbi situatën e vendeve vakante në institucion, por me keqardhje më duhet të informoj që ky komision nuk nisi procedurat e parashikuara nga ligji për zëvendësimin”, pranoi Bushati. Arsyetimi më interesant në përgjigjet e kreut të AMA-s është se përse ajo ka pranuar që njërit prej anëtarëve, të cileve iu ka përfunduar mandati, Gent Ibrahimi, të firmosë në rregulloren për licensimit. ”Po, ai është firmosës dhe kjo nuk është e jashtëligjshme, pasi ligji i ri ka një dispozitë që parashikon se anëtar të qëndrojë në detyrë deri në plotësimin e vendeve vakante. Ju më pyesni mua, por është Kuvendi që konstaton mbarimin ose jo të mandatit të anëtarit, unë s’mund ti them asnjërit të ka mbaruar mandati dhe duhet të vijë një tjetër”, arsyetoi kryetarja e AMA-s. Ndërkaq, duket se Autoriteti i Medias Audivizive ka hyrë në një ngërç edhe më të thellë. Njëri prej katër anëtarëve të mbetur në detyre, Zylyftar Bregu, deklaroi dorëheqjen nga ky proces. ”Në kushtet e ndjeshmërisë publike dhe kur opizita e deridjeshme nuk është e përfaqësues në Autoritetin e Mediave Audiovizuale, i kërkoj publikisht kryetares që të pezullojë procesin dhe personalisht nuk bëhem pjesë e këtij procesi”, deklaroi Bregu. Dorëheqja e zotit Bregu çon në tre numrin e anëtarëve të këtij institucioni, duke e bërë atë praktikisht jo funksional, pasi nuk mundësohet as kuorumi i prezencës. / Top Channel

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›