E Diel, 1 Nëntor 2026

AMP ndalon oficerin e policisë, dyshohet për shpërdorim detyre dhe manipulim provash

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka ndaluar një punonjës policie, N/Komisar A. E., me detyrë Oficer i Policisë Gjyqësore pranë Komisariatit Nr. 3, Tiranë. Ai akuzohet për shpërdorim të detyrës dhe veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës.

Sipas hetimeve, ngjarja lidhet me arrestimin në flagrancë të një shtetasi më 10 mars 2026, ku iu sekuestrua një shkop metalik. Gjatë administrimit të provave, oficeri nuk ka ndjekur procedurat standarde, duke dyshuar se ka ndikuar në tjetërsimin e tyre.

Hetimet janë ende në vijim për zbardhjen e plotë të rastit.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›