AMSTERDAM – Holanda nis kontrollet kufitare

- AMSTERDAM, 6 dhjetor /ATSH-DPA/ – Qeveria holandeze beson se kontrollet e planifikuara kufitare me Gjermaninë dhe Belgjikën nuk do të shkaktojnë probleme në trafik.
‘’Kontrollet do të nisin ditën e hënë dhe do të kryhen në mënyrë të rastësishme’’, njofton Policia Kufitare.
Ministri i azilit Marjolein Faber, i Partisë së Lirisë (PVV) të së djathtës ekstreme, theksoi se ‘’nuk do të vendosen postblloqe fikse në kufij dhe se nuk do të ketë reduktime në kufijtë e shpejtësisë në zonat kufitare’’.
‘’Zyrtarët do të përdorin kryesisht ekipe celulare për të kryer kontrolle, me ndihmën e kamerave’’, theksoi ai.
Qeveria e krahut të djathtë, e cila mori detyrën në Holandë në korrik, ka vendosur të zbatojë kontrolle në përpjekje për të ndaluar imigracionin e paligjshëm. /os/