ANCHORAGE – Trump dhe Putin përfundojnë konferencën për shtyp pa pranuar pyetje nga gazetarët

ANCHORAGE, 16 gusht /ATSH-AFP/ – Konferenca për shtyp pas takimit midis Donald Trump dhe Vladimir Putin përfundoi pa pranuar pyetje nga gazetarët, të cilët kishin mbërritur në Alaskë në numër të madh.
Pas takimit të tyre gati treorësh, presidenti rus foli i pari me shtypin, në kundërshtim me protokollin tradicional, i cili dikton që udhëheqësi pritës të flasë i pari.
Pavarësisht pyetjeve nga gazetarët, të grumbulluar në një dhomë të rregulluar posaçërisht, presidenti amerikan thjesht i shtrëngoi dorën homologut të tij rus për të përfunduar konferencën për shtyp./ a.jor.