E Diel, 1 Nëntor 2026

APEN falënderon kryeministrin Berisha për takimin në SHBA

Tiranë, 3 tetor NOA Kryeministri, Sali Berisha ka marrë sot një mesazh falënderimi nga Rrjeti Shqiptaro-Amerikan i Profesionistëve dhe Sipërmarrësve (APEN) me qendër në New York.

Ky mesazh vjen vetëm pak ditë pasi kryeministri Berisha ishte i pranishëm në një eveniment të zhvilluar në New York nga kjo organizatë për nder të Kryeministrit Berisha, gjatë vizitës së tij në SHBA.

Gjatë kësaj mbrëmjeje Berisha me të rinj e të reja të ardhur nga e gjithë SHBA, të cilët janë shkolluar dhe specializuar në Universitetet më të mira amerikane si dhe operojnë në nivelet më të larta të sipërmarrjes dhe botës akademike amerikane.

I nderuar zoti Kryeministër Berisha,

Në emër të Rrjetit Shqiptaro-Amerikan të Profesionistëve dhe Sipërmarrësve (APEN), ju falënderojmë për pjesëmarrjen tuaj në evenimentin që ne organizuam për nderin tuaj në New York.

Rrjeti Shqiptaro-Amerikan i Profesionistëve dhe Sipërmarrësve (APEN) është krenar që mundësoi pjesëmarrjen në këtë takim të shumë e shumë profesionistëve dhe sipërmarrësve të cilët u takuan me ju dhe që mundësoi edhe lidhjen e tyre më ngushtë me njëri-tjetrin.

Ky eveniment përbën një tjetër arritje për APEN, e cila që në themelimin e saj në vitin 2006 ka ndërmarrë një sërë iniciativash për komunitetin Shqiptaro-Amerikan.

Ne jemi mirënjohës për mundësinë që patëm për tu informuar nga ju mbi progresin dhe iniciativat e ndërmarra në Shqipëri, në mënyrë që të kemi më të qarta dhe prioritetet për të ardhmen thuhej në mesazhin që i ka mbërritur kryeministrit, Berisha.

APEN mbetet e vendosur për të mbështetur zhvillimin e arsimit dhe si sipërmarrjes në Shqipëri dhe do të çojmë më tej bashkëpunimin në zbulimin e hapësirave të reja në të mirë të shqiptarëve në të dy anët e Atlantikut.

Ne shpresojmë në një dialog të ardhshëm me ju dhe në zhvillimin e evenimenteve të tjera të paharrueshme si ky përfundon mesazhin APEN drejtuar Berishës.

k.k/NOA

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›