E Diel, 1 Nëntor 2026

ARABI SAUDITE – Sulm i ri në aeroportin e Riadit, një i vdekur dhe 11 të plagosur

RIAD, 12 tetor /ATSH-ANSA/ – Të paktën një person u vra dhe 11 u plagosën në një sulm të ri në aeroportin e Riadit mbrëmë, sipas Autoritetit të Aviacionit Civil Saudit. “Sulmi rezultoi në vdekjen e një shtetasi pakistanez dhe plagosjen e 11 të tjerëve”, deklaroi Autoriteti në X.  “Të plagosurit u dërguan menjëherë në spital për trajtim mjekësor. Sulmi shkaktoi gjithashtu dëme materiale, të cilat aktualisht po vlerësohen”, përfundoi deklarata. Koalicioni ushtarak i udhëhequr nga Arabia Saudite tha se “kapi dhe shkatërroi” një raketë balistike të lëshuar nga luftëtarët pro-iranianë Huthi drejt Khamis Mushait, në jug të Arabisë Saudite, shkroi në X zëdhënësi i koalicionit, gjeneral Turki al-Malki X.  Arabia Saudite ka njoftuar zgjatjen e pezullimit të operacioneve në Aeroportin Ndërkombëtar të Riadit, shënjestër e disa sulmeve të Huthëve në ditët e fundit, të cilat kanë ndërprerë trafikun ajror në mbretëri. “Autoriteti i Përgjithshëm i Aviacionit Civil (GAA) ka njoftuar zgjatjen e pezullimit të operacioneve në Aeroportin Ndërkombëtar King Khalid të Riadit për të përfunduar procedurat e nevojshme për të verifikuar sigurinë e objekteve dhe gatishmërinë e tyre operative”, tha autoriteti në një deklaratë, pa specifikuar një datë rifillimi./  /Ad.Ab./ a.jor.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›