E Martë, 3 Nëntor 2026

ARRSH: Të shtunën punime në Unazën Lindore të Tiranës, bllokim qarkullimi për automjetet

Autoriteti Rrugor Shqiptar njofton se të shtunën do të mbyllet aksi nga rrethi i Shkozës te Xhamia në Farkë.

Sipas ARRSH-së, mbyllja e qarkullimit për automjetet në këtë aks rrugor vjen pasi do të nisin punimet për shtrimin me asfalt.

Mjetet që lëvizin në drejtimin Shkozë-Farkë mund të shfrytëzojnë rrugën e vjetër ekzistuese për në Farkë.

“Në vijim të punës në Lotin 3 të Unazës Lindore, ku do të fillojë shtrimi me asfaltbeton në nyjën e mbikalimit në Shkozë, ditën e shtunë, datë 16.12.2023, nga ora 06:00-22:00, do të bëhet bllokimi i qarkullimit në segmentin rrugor “Rrethrrotullimi  Shkozë-Farkë e Madhe (nyja e Xhamisë)” në drejtimin Shkozë-Farkë”, sqaron ARRSH.

Ndërkohë kahu tjetër i lëvizjes, Farkë-Shkozë do të jetë i hapur normalisht.

Mjetet që lëvizin në drejtimin Shkozë-Farkë, mund të shfrytëzojnë rrugën e vjetër ekzistuese për në Farkë”, informoi sot ARRSH.

Autoriteti Rrugor Shqiptar kërkon mirëkuptimin e drejtuesve të mjeteve dhe banorëve të zonës për këtë ndërhyrje.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›