E Diel, 1 Nëntor 2026

ATHINË – Përfundojnë protestat e studentëve dhe pensionistëve, rihapen metrotë

ATHINË, 21 tetor /ATSH-ANA/ – Tubimet e mësuesve, studentëve, nxënësve dhe pensionistëve në qendër të Athinës përfunduan pak para orës 14:00 të mërkurën pasdite.

Protestuesit u kthyen te Propileat (Universiteti i Athinës, pranë sheshit Sintagma) dhe u shpërndanë gradualisht.

Studentë, mësues dhe punonjës nga sektori publik dhe ai privat marshuan në kuadër të një mobilizimi mbarëkombëtar, i cili u zhvillua në disa qytete të vendit.

Qarkullimi në rrugët kryesore të qendrës (Panepistimiou, Stadiou, bulevardi Amalias dhe Vasilissis Sofias) po rikthehet gradualisht në normalitet.

Me urdhër të Policisë Greke, stacionet e metrosë “Sintagma” dhe “Panepistimio” janë rihapur.

Sipas kompanisë STASY, të gjitha stacionet në rrjetin e metrosë janë tashmë të hapura.  /os/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›