E Diel, 1 Nëntor 2026

ATHINË/ Qëllohet me armë zjarri gruaja shqiptare, më pas autori qëllon edhe veten

ATHINË/ Qëllohet me armë zjarri gruaja shqiptare, më pas autori qëllon edhe veten

Altin Allmuça, 48 vjeç, dhe Julieta Obzova, 45 vjeçe, me origjinë shqiptare, janë gjetur të pajetë mëngjesin e së dielës në hyrje të një pallati në Nea Smyrni të Athinës, me plagë të shkaktuara nga armë zjarri.

Sipas hetimeve paraprake të autoriteteve greke, Allmuça dyshohet se i kishte bërë pritë Obzovës pranë pallatit në rrugën “Grigoriou Kydonion”, ku 45-vjeçarja jetonte me vajzën e saj 16-vjeçare.

Kur gruaja doli nga pallati, 48-vjeçari dyshohet se zbriti nga automjeti, iu afrua dhe e qëlloi me armë zjarri. Më pas, sipas policisë, ai ka qëlluar veten në kokë. Arma u gjet pranë trupit të tij.

Hetuesit po përpiqen të përcaktojnë marrëdhënien mes dy viktimave dhe motivin e krimit. Një nga pistat që po verifikohet lidhet me një denoncim të bërë nga Obzova në vitin 2024 ndaj ish-partnerit të saj.

Ndërkohë, nëna e 45-vjeçares, Julieta Obzova, tha se nuk kishte dijeni për ndonjë lidhje të së bijës dhe se ajo nuk i kishte treguar për probleme.

Banorët e zonës kanë deklaruar se kanë dëgjuar rreth orës 05:30 tre të shtëna. Policia po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.a.b

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›