E Martë, 3 Nëntor 2026

ATP Barcelona, eliminohet Nadal

Testi i dytë në Barcelonë rezulton fatal për Rafael Nadal. I rikthyer pas 103 ditësh në fushë me fitoren ndaj Flavio Cobollit, tenisti spanjoll u mund në raundin e dytë ndaj Alex De Minaur.

Australiani fiton ndeshjen me rezultatin 2-0 (7-5, 6-1) dhe kualifikohet për në turin tjetër turneut ATP të Barcelonës.

Nadal, i cili më parë kishte humbur vetëm katër herë në Barcelonë, detyrohet të largohet në këtë pikë të turneut të tij të preferuar.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›