AUSTRALI – 1,4 milionë euro donacione për heroin e Bondi Beach

SIDNEJ, 19 dhjetor /ATSH-ANSA/ – Heroi i masakrës në Bondi Beach të Australisë, Ahmed al Ahmed, ka marrë 2.5 milionë dollarë australianë (rreth 1.4 milionë euro) në donacione nga komuniteti, ndërsa ai mbetet i shtruar në spital për lëndime të marra gjatë të shtënave.
Një video e publikuar nga BBC e tregon atë në shtratin e spitalit duke marrë çekun mëse të merituar.
Gjatë masakrës së Hanukkah në Sydney të dielën, Ahmedi u hodh nga pas një makine dhe çarmatosi njërin nga sulmuesit.
Ai u qëllua disa herë dhe mund të humbasë një krah.
Të paktën 15 persona u vranë në sulmin e së dielës në Bondi Beach, por numri i të vdekurve besohet të ketë qenë më i lartë nëse nuk do të ishte Ahmedi.
Kryeministri australian Anthony Albanese vizitoi babanë e dy fëmijëve, duke e quajtur atë “babai më i mirë i vendit të tij”. /os/