E Hënë, 2 Nëntor 2026

AXHENDA NDËRKOMBËTARE 04/12/2025

NJU DELHI (India) – Vizitë e presidentit rus, Vladimir Putin.

BOTA – Publikimi botëror i lojës video “Metroid Prime 4″, episodi më i fundit në sagën fantastiko-shkencore të ”Nintendo”-s.

AUSTRALI – Meta përjashton përdoruesit nën 16 vjeç nga rrjetet e saj sociale përpara hyrjes në fuqi të një ligji për këtë qëllim.

GJENEVË (Zvicër) – Asambleja e Përgjithshme e Unionit Evropian të Transmetimeve (EBU), aleanca globale mediatike që organizon Eurovisionin.

HELSINKI (Finlandë) – Komisioni i së Vërtetës dhe Pajtimit me popullin Sami do të paraqesë raportin e tij përfundimtar.

VJENË (Austri) – Këshilli i 32-të Ministror i OSBE-së.

UASHINGTON (Shtetet e Bashkuara) – Presidenti i SHBA-së Trump mirëpret presidentin e Ruandës Paul Kagame dhe presidentin e Kongos Félix Tshisekedi për të nënshkruar një marrëveshje paqeje.

LOS ANXHELES (Shtetet e Bashkuara) – Premiera e serialit Netflix “The Abandoned”.

NJU JORK (Shtetet e Bashkuara) – 50-vjetori i vdekjes së filozofes dhe politologes Hannah Arendt.

ROMË (Itali) – Lojërat Olimpike 2026 – Etapa e parë e stafetës së pishtarit olimpik në Itali.

ATHINË (Greqi) – Lojërat Olimpike 2026 – Ceremonia e stafetës olimpike./ a.jor.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›