AXHENDA NDËRKOMBËTARE 05/10/2024

LONDËR (Mbretëria e Bashkuar) – Manifestim kombëtar në mbështetje të palestinezëve në përvjetorin e parë të konfliktit midis Izraelit dhe Gazës.
BUDAPEST (Hungari) – Protestë kundër propagandës së qeverisë në media.
GJENEVË (Zvicër) – Hapja e ekspozitës në Gjenevë për mbrojtjen e pasurisë kulturore në rast konflikti.
GUILDFORD (MB) – 50-vjetori i bombardimeve të IRA-s në një pijetore në Guildford.
MADRID (Spanjë) – Tubim në mbështetje të palestinezëve para përvjetorit të parë të fillimit të luftës midis Izraelit dhe Hamasit.
BRUKSEL (Belgjikë) – Marshimi për klimën dhe kundër lëndëve djegëse fosile organizuar nga koalicioni i aktivistëve ”United for Climate Justice” (UCJ).
UASHINGTON (SHBA) – Demonstratë para Shtëpisë së Bardhë për të shënuar përvjetorin e parë të luftës në Gaza.
BUTLER (SHBA) – Donald Trump mban një tubim në vendin e atentatit të parë.
KARAKAS (Venezuela) – Çavistët marshojnë përpara selisë së OKB-së në Karakas për të mbështetur palestinezët./ a.jor.