AXHENDA NDËRKOMBËTARE 10/9/2024

SHBA – Debat televiziv mes Kamala Harris dhe Donald Trump në ABC.
GJENEVË (Zvicër) – Forumi Vjetor Publik i OBT-së.
LUKSEMBURG – Gjykata Evropiane e Drejtësisë vendos për ndihmën irlandeze për ”Apple”.
LUKSEMBURG – Gjykata Evropiane e Drejtësisë vendos për gjobën prej një miliardë eurosh ndaj Google për abuzim me pozitën dominuese.
PARIS (Francë) – Vendimi i apelit për ”Yemenia Airways” i gjykuar për vrasje të pavullnetshme në rrëzimin e vitit 2009 në Komoret.
VARSHAVË (Poloni) – Vizitë e presidentit finlandez, Alexander Stubb.
DUNKERQUE (Francë) – Konferenca e 25-të Evropiane e Tranzicionit të Energjisë.
OSLO (Norvegji) – Fillon gjyqi për dy motrat adoleshente që shkuan në Siri dhe akuzohen për pjesëmarrje në një organizatë terroriste.
VJENË (Austri) – Publikimi i raportit mujor të OPEC.
LION (Francë) – Gara globale e aftësive ”Worldskills”.
CAPE CANAVERAL (Shtetet e Bashkuara) – Nisja e planifikuar e një rakete ”SpaceX” për misionin ”Polaris Dawn”, misioni i parë privat për të planifikuar një shëtitje në hapësirë.
UASHINGTON (Shtetet e Bashkuara) – Konferencë për shtyp nga lideri i opozitës indiane, Rahul Gandhi.
OKB – Takim i Këshillit të Sigurimit të OKB-së për Ukrainën.
EGJIPT – Vizitë e presidentit gjerman, Frank-Walter Steinmeier./ a.jor.