AXHENDA NDËRKOMBËTARE 14/9/2024

BUDAPEST (Hungari) – Takim joformal i ministrave të Financave të BE-së (Ecofin).
BUKWO (Ugandë) – Funerali i maratonistes Rebecca Cheptegei, e djegur e gjallë nga bashkëjetuesi i saj.
TOKIO – Kandidatët debatojnë përpara zgjedhjeve të lidershipit të partisë në pushtet për të zëvendësuar kryeministrin Fumio Kishida.
TAJPEI (Tajvan) – Grupi i mbrojtjes civile zhvillon stërvitjen e gatishmërisë emergjente.
DIDIM (Turqi) – Funerali i Aysenur Ezgi, aktiviste amerikano-turke e vrarë në Bregun Perëndimor.
PARIS (Francë) – Paradë olimpike në Champs-Elysées me të gjithë atletët olimpikë dhe paraolimpikë nga ekipi francez në prani të presidentit Macron.
PALERMO (Itali) – Rifillimi i gjyqit të zëvendëskryeministrit Matteo Salvini për bllokimin e një anijeje shpëtimi emigrantësh.
LONDËR (Mbretëria e Bashkuar) – Hapet në Galerinë Kombëtare ekspozita “Van Gogh: Poetë dhe të dashuruar”.
HAGË (Holandë) – Bllokimi i autostradës A12 nga grupi ”Extinction Rebellion”, pa ndërhyrjen e policisë holandeze, për shkak të grevës.
LAS VEGAS (Shtetet e Bashkuara) – Takim elektoral i Donald Trump.
UASHINGTON (Shtetet e Bashkuara) – Presidenti Joe Biden dhe zëvendëspresidentja Kamala Harris flasin në darkën e çmimeve ”Phoenix”.
TUNIS (Tunizi) – Nis fushata elektorale për zgjedhjet presidenciale të 6 tetorit./ a.jor.