E Enjte, 5 Nëntor 2026

AXHENDA NDËRKOMBËTARE 24/10/2024

KAZAN (Rusi) – Takim Putin-Guterres, në kuadër të samitit të BRICS-it.

INDI – Vizitë e kancelarit gjerman, Olaf Scholz.

PEKIN – Prezantimi i produkteve të reja nga CATL, prodhuesi më i madh në botë i baterive për automjete elektrike.

STRASBURG (Francë) – Shpallja e fituesit të çmimit Saharov.

PARIS (Francë) – Konferencë ndërkombëtare në mbështetje të Libanit.

VJENË (Austri) – Seanca e parë e Parlamentit austriak pas fitores historike të së djathtës ekstreme.

SHKUP (Republika e Maqedonisë së Veriut) – Vizitë e presidentes së Komisionit Evropian Ursula von der Leyen.

JABLANICA (Bosnjë dhe Hercegovinë) – Vizita e presidentes së Komisionit Evropian Ursula von der Leyen në rajonet e prekura nga moti i keq.

BERLIN (Gjermani) – Kancelari gjerman Olaf Scholz pret presidentin sllovak Pellegrini.

ROMË (Itali) – Kryeministrja italiane Giorgia Meloni takohet me presidenten e Parlamentit Evropian Roberta Metsola.

PHILADELPHIA (Shtetet e Bashkuara të Amerikës) – Kandidatja demokrate për president Kamala Harris mban një takim në bashkinë e qytetit me CNN.

UASHINGTON (SHBA) – Konferencë për shtyp nga drejtoresha e FMN-së, Kristalina Georgieva./  a.jor.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›