E Hënë, 2 Nëntor 2026

AXHENDA NDËRKOMBËTARE 24/11/2025

KOMBET E BASHKUARA (Shtetet e Bashkuara) – Mbledhja e Këshillit të Sigurimit të OKB-së më konflikti izraelito-palestinez.

LUANDA (Angola) – Samiti BE-Bashkimi Afrikan.

SAMARKAND (Uzbekistan) – Konventa mbi Tregtinë Ndërkombëtare të Specieve të Rrezikuara (CITES), duke u përqendruar veçanërisht në tregtinë e ngjalave.

ATHINË (Greqi) – Ish-kryeministri i së majtës radikale, Alexis Tsipras, boton një libër, “Ithaca”, në të cilin ai reflekton mbi krizën financiare.

BRUKSEL (Belgjikë) – Sindikatat belge bëjnë thirrje për një grevë triditore në shenjë proteste ndaj masave shtrënguese të qeverisë De Wever.

BRUKSEL (Belgjikë) – Takim i ministrave të Tregtisë të BE-së.

PRAGË (Republika Çeke) – Vizitë e presidentit polak, Karol Nawrocki..

MADRID (Spanjë) – Hapja e gjyqit të ish-presidentit katalanas Jordi Pujol dhe djemve të tij para Audiencia Nacional.

TOULOUSE (Francë) – Prezantim në Cadmos i eksperimenteve shkencore të CNES dhe takim me astronauten Sophie Adenot për misionin ”Epsilon”./ a.jor.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›