E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

AXHENDA NDËRKOMBËTARE 24/12/2024

ROMË (Itali) – Viti Jubilar Katolik Roman.

HANOI (Vietnam) – Fillimi i fazës së dytë të gjykimit për korrupsion masiv në rastin e fluturimeve gjatë Covid-19.

KISHINEV (Moldavi) – Ceremonia e betimit të presidentes moldave, Maia Sandu.

PARIS (Francë) – Mesha e parë e mesnatës në Notre Dame që nga rihapja.

SHËN PETËRBURG (Rusi) – Samit joformal i organizatës postsovjetike CIS.

PORTUGALI – Thirrje për grevë nga stafi tokësor në aeroportet portugeze.

VATIKAN (Selia e Shenjtë) – Papa Françesku drejton meshën e Krishtlindjeve dhe hapjen e derës së shenjtë në Bazilikën e Shën Pjetrit.

TEHRAN (Iran) – Fituesja e Çmimit Nobel për Paqe, Narges Mohammadi kthehet në burg.

ALGJER (Algjeri) – 30-vjetori i rrëmbimit të një ”Airbus” të ”Air France” në Algjer nga një komando i Grupit të Armatosur Islamik (GIA) i cili vrau tre pasagjerë.

TUNIS (Tunizi) – Mbledhja gjatë një seance gjyqësore “për komplot kundër sigurisë së shtetit”./ a.jor.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›