AXHENDA NDËRKOMBËTARE 25/10/2024

LONDËR (Mbretëria e Bashkuar) – Vizitë e sekretarit amerikan të Shtetit, Antony Blinken për të takuar homologët e tij arabë.
BOTA – Publikimi mbarëbotëror i videolojës “Call of Duty: Black Ops 6” të Activision.
VARSHAVË (Poloni) – Përurimi i Muzeut të ri të Artit Modern.
ZAGREB (Kroaci) – Deputetët votojnë për dërgimin e oficerëve në misionin e NATO-s në Ukrainë, gjë që shkaktoi konflikt midis kryeministrit dhe presidentit.
PARIS (Francë) – Moody’s përditëson vlerësimin e tij.
SARAJEVË (Bosnje-Hercegovinë) – Vizitë e presidentes së Komisionit Evropian Ursula von der Leyen.
BEOGRAD (Serbi) – Vizitë e presidentes së Komisionit Evropian Ursula von der Leyen.
LISBONË (Portugali) – Demonstrata e emigrantëve kundër shtrëngimit të politikës së migracionit e vendosur nga qeveria.
OVIEDO (Spanjë) – Ceremonia e çmimeve Princesha e Asturias 2024.
LAS VEGAS (SHBA) – Takimi i organizatës ”Turning Point” me ish-presidentin amerikan dhe kandidatin republikan Donald Trump.
HOUSTON (Shtetet e Bashkuara) – Takimi zgjedhor i kandidates presidenciale demokrate Kamala Harris.
SACATON (Shtetet e Bashkuara) – Presidenti Joe Biden mban një fjalim para komunitetit indian të lumit Gila./ a.jor.