AXHENDA NDËRKOMBËTARE 30/10/2025

GYEONGJU (Koreja e Jugut) – Pritet takimi mes Donald Trump dhe Xi Jinping në kuadër të samitit të APEC-ut.
JERUSALEM – Hebrenjtë ultraortodoksë protestojnë kundër rekrutimit ushtarak.
MADRID (Spanjë) – Kryeministri Pedro Sanchez paraqitet para një komisioni të Senatit për të shpjeguar një skandal korrupsioni që ka tronditur Partinë Socialiste.
ANKARA (Turqi) – Vizitë nga kancelari gjerman Friedrich Merz.
RIGA (Letoni) – Votimi përfundimtar mbi tërheqjen e mundshme të Letonisë nga Konventa e Stambollit për Luftimin e Dhunës ndaj Grave dhe Dhunës në Familje.
PARIS (Francë) – Forumi VIII i Paqes.
LONDËR (Mbretëria e Bashkuar) – Premiera e serialit “The death of Bunny Munro”, bazuar në romanin e Nick Cave.
TORONTO (Kanada) – Samiti i ministrave të Energjisë dhe Mjedisit të G7-s.
KOMBET E BASHKUARA (Shtetet e Bashkuara) – Pritet votimi në Këshillin e Sigurimit të OKB-së për Misionin e OKB-së në Kolumbi.
NJU JORK (Shtetet e Bashkuara) – ”Time100 Next” Gala./ a.jor.