AXHENDA NDËRKOMBËTARE 30/11/2024

ISLANDA – Zgjedhjet e parakohshme legjislative.
SELANIK (Greqi) – Hapja për publikun e linjës kryesore të metrosë së Selanikut.
VALENCIA (Spanjë) – Thirrje e re për demonstrata për të protestuar kundër menaxhimit të përmbytjeve vdekjeprurëse të 29 tetorit.
SCHMALLENBERG (Gjermani) – Emërimi i Friedrich Merz nga Partia Demokristiane (CDU) si kandidat për postin e kancelarit.
BERLIN (Gjermani) – Partia socialdemokrate SPD nis fushatën e saj elektorale me kancelarin Olaf Scholz dhe liderët e partisë.
GJENEVË (Zvicër) – CERN zyrtarisht përfundon bashkëpunimin me Rusinë, për shkak të luftës në Ukrainë.
LONDËR (Mbretëria e Bashkuar) – Demonstrata kombëtare në mbështetje të palestinezëve.
BUENOS AIRES (Argjentinë) – Futboll – Kupa Libertadores – Finalja: Atlético Mineiro-Botafogo./ a.jor.