E Diel, 1 Nëntor 2026

AZHBR: Të pavërteta lajmet e publikuara në media për Skemën Kombëtare të Investimeve

TIRANË, 25 nëntor /ATSH/ Agjencia për Zhvillim Bujqësor dhe Rural (AZHBR) ka reaguar sot pas qarkullimit të disa lajmeve në media, lidhur me Skemën Kombëtare të Investimeve.

AZHBR-ja i konsideron të pavërteta, me qëllim dëmtimin e imazhit të institucionit dhe thekson se këtë çështje do ta ndjekë në rrugë ligjore.

Në një njoftim për shtyp AZHBR thekson se ka nisur procedurat zyrtare pranë organeve kompetente, për të siguruar që çdo rast shpifjeje apo keqinformimi të trajtohet ligjërisht dhe autorët të mbajnë përgjegjësi.

“AZHBR prej kohësh është bërë objekt i një fushate të koordinuar lajmesh të rreme, të fabrikuara me qëllim dëmtimin e imazhit dhe punës së institucionit. Përballë kësaj situate të përsëritur, AZHBR i është drejtuar zyrtarisht organeve kompetente, me qëllim që çdo rast shpifjeje apo keqinformimi të trajtohet në mënyrë ligjore dhe çdo abuzues të mbajë përgjegjësi për veprimet e tij”, thekson në njoftimin për mediet AZHBR.

Institucioni konfirmon se mbetet i hapur ndaj qytetarëve, profesionistëve dhe medias për çdo informacion lidhur me aktivitetet dhe programet e tij, duke vepruar gjithmonë me transparencë, integritet dhe profesionalizëm.

AZHBR nënvizon se do të vijojë misionin e saj në shërbim të komunitetit bujqësor dhe zhvillimit rural të vendit, pavarësisht fushatave të pavërteta që mund të ndikojnë në perceptimin publik.

/e.xh/j.p/r.e/

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›