Abakarov, nesër për medaljen e bronztë në Kampionatin Botëror të Mundjes

Mundësi kuqezi, Zelimkhan Abakarov, do të zbresë nesër në tapet për të garuar në ndeshjen për medaljen e bronztë në Kampionatin Botëror të Mundjes, që po zhvillohet në Astana, Kazakistan.
Abakarov ka regjistruar dy fitore të rëndësishme në kategorinë 61 kg, duke mposhtur fillimisht kundërshtarin nga Armenia me rezultatin 14–4, ndërsa në përballjen e dytë triumfoi ndaj mundësit japonez me rezultatin 8–1.
Në gjysmëfinale, Abakarov u mund nga mundësi rus Zaur Uguev 3-0 dhe nuk arriti që të sigurojë një vend në finalen e madhe.