Abissnet Superiore në RTSH/ Minutë pas minute Partizani-Tirana 1-3, mbyllet ndeshja me fitoren bardheblu!

Vetëm pak minuta na ndajnë nga derbi i parë sezonal mes Partizanit dhe Tiranës. Takimi, i cili do të luhet në stadiumin “Air Albania” dhe që do të transmetohet direkt në RTSH 1 HD, ka njohur 22 protagonistët për ditën e sotme.
Për takimin e sotëm zyrtarë të Partizanit kanë konfirmuar se janë shitur 8.200 bileta!
Partizani: Qirko; Atanaskoski, Janjeva, Aliu, Ismaili, Skuka, Himallari, Human, Marku, Ogunleye, Mija
Trajner: Florin Bratu
Tirana: Bekaj; Ndong, Krymi, Myslovic, Daci, Vitija, Xhixha, Qerimaj, Hazrollaj, Ilievski, Stanic
Trajner: Dean Klafuriç
Ndeshja direkt!
3′ Ilievski nuk përfiton të dërgojë në portë topin në një goditje standarde.
7′ Minuta të mira për Tiranën. Myslovic kërkon golin nga jashtë zone!
7′ Xhixha goool! Kapiteni i Tiranës mposht Qirkon nga distanca.
9′ Partizani nën shok. Xhixha tenton një tjetër goditje.
11′ Xhixha tremb Tiranën, sulmuesi ka probleme fizike.
14′ Partizani del nga gjendja e shokut. Ogunleye rrezikon me një goditje me hark, Bekaj i mundur shikoi topin që goditi tranversën.
23′ Skuka tenton një goditje të befasishme, por Bekaj zotëron lehtë topin.
28′ Vitija ndëshkohet me të verdhë pas një faulli nga pas në dëm të Skukës.
36′ Himallari gool! Skuka bën gjithçka mirë në zonë duke ikur Vitijas dhe preferon të pasojë topin duke nxjerrë jashtë kauze Bekajn.
45′ Xhaja akordon një minutë shtesë.
45′ Myslovic ndëshkohet me të verdhë!
47′ Mbyllet me kaq pjesa e parë, Xhaja dërgon ekipet në dhomat e zhveshjes.
52′ Himallari rrezikon përsëri, kësaj here topi ndalet nga shtylla.
58′ Pjesa e dytë me Partizanin në sulm.
66′ Skuka shërben përsëri në zonë, Human gabon një penallti në lëvizje.
76′ Berisha godet nga jashtë zone, Qirko shoqëron topin!
78′ Tirana Goool!!! Tomislav Kis mposht Qirkon dhe mbyll me një gol të rëndë kombinimin me Berishën.
83′ Xhaja akordon penallti për Tiranën.
85′ Kis shënon përsëri!!! Kroati i ftohtë nga pika e bardhë, feston golin e dytë personal duke u treguar tifozëve stemën!
90′ Xhaja mbyll ndeshjen!