E Diel, 1 Nëntor 2026

Abissnet Superiore në RTSH/ Partizani në krizë, Skënderbeu fiton në Vorë

Nuk ka fund kriza e Partizanit dhe duket se edhe trajneri i ri Mislav Karoglan nuk po e gjen dot kurën për të shëruar skuadrën e kuqe. Partizani mundet 2-0 nga Skënderbeu në Vorë, pëson humbjen e 5-të radhazi në kampionat dhe mbetet në vendin e fundit në tabelën e klasifikimit me vetëm 4 pikë të grumbulluara pas 8 javësh kampionat.

Sfida e transmetuar drejtpërdrejt në RTSH Sport është vendosur në pjesën e dytë, me korçarët që kanë shënuar fillimisht me Totre nga pika e bardhë e penalltisë dhe më pas me Janaqin në fundit e ndeshjes.

Partizani është më kërkues në pjesën e parë, por nuk arrin të finalizojë rastet e krijuara. Në pjesën e dytë korçarët fitojnë një 11-metërsh, që kthehet në gol nga Totre. Në minutat e fundit është Janaqi, ai që shënon golin e dytë për korçarët, që vulos fatin e kësaj ndeshjeje.

Skënderbeu fiton 2-0 dhe ngjitet në kuotën e 9 pikëve në klasifikim, ndërsa Partizani mbetet në vendin e fundit me 4 pikë.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›