E Diel, 1 Nëntor 2026

Abissnet Superiore në RTSH/ Tiranës i mjafton goli i Dacit për të mposhtur Laçin

Tirana i jep vazhdimësi momentit pozitiv dhe pas fitores së arritur me Partizanin pak ditë më parë merr një tjetër sot. Në Vorë bardheblutë e Klaufariç kanë mposhtur me shifra minimale ekipin e Laçit.

Heroi i takimit ishte Erdin Daci, i cili zhbllokoi shifrat në të 65’. Pas një pjese të parë të vakët ndeshje u “ndez” në të dytën ku vendasit rritën ndjeshëm presionin në kërkim të golit të fitores.

Pas shtatë ndeshjesh në këtë sezon Tirana ngjitet në vendin e katërt me 11 pikë ndërsa Laçi mban vendin e gjashtë me shtatë pikë. A.V.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›