E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Abu Dhabi/ Rama surprizon Melonin për ditëlindje, i dhuron kryeministres një shall

Kryeministri Edi Rama ndodhet në Emiratet e Bashkuara Arabe, teksa mori pjesë në samitin “Abu Dhabi Sustainability Week”.

Kreu i qeverisë shqiptare do të firmosë marrëveshjen trilaterale, së bashkë Emiratet e Bashkuara Arabe, për  lidhjen nënujore energjetike mes Shqipërisë dhe Italisë.

Por përpara fillimit të samitit, Rama është takuar me homologen italiane, Giorgia Melonit.

Teksa Meloni feston sot 48-vjetorin, Rama e ka surprizuar duke i dhuruar një shall./abcnews.al

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›